Kontrolli, i cili rezultoi në gjetjen e këtyre sendeve, u krye në kuadër të operacioneve kundër posedimit të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, u gjetën saktësisht 401.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Krahas kallashnikovit AK-47, u konfiskuan edhe pesë karikatorë me 109 fishekë. Gjithashtu, u gjetën një pistoletë me dy karikatorë dhe 29 fishekë.

Rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Policia nuk ka raportuar për asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.