Një kompani nga Manastiri bëri ofertën më të lartë prej 22,000 euro, duke u shpallur fituese e ankandit. Në këtë proces morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi.

Administrata aktuale komunale theksoi synimin për racionalizimin e shpenzimeve. Ajo nuk e konsideron të nevojshëm përdorimin e automjeteve luksoze. Komuna e Strugës njoftoi se do të vazhdojë me politikat e uljes së shpenzimeve, rritjes së transparencës dhe menaxhimit të financave publike.