Komisioneri Evropian për Sportin theksoi se vendimet disiplinore të FIFA-s janë jashtë juridiksionit të BE-së. Ai bëri thirrje për respektimin e autonomisë së institucioneve sportive, duke nënvizuar se BE-ja nuk ka rol në shqyrtimin e vendimeve të tilla dhe nuk synon të ndërhyjë.
Pavarësia e organizatave sportive mbetet një parim thelbësor, për sa kohë veprimet e tyre respektojnë rregullat dhe kuadrin ligjor ndërkombëtar. Kjo deklaratë pason reagimet për vendimin e FIFA-s që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të luajë në ndeshjen e Kupës së Botës.
Belgjika ka kundërshtuar ashpër këtë vendim. Federata belge po shqyrton hapa zyrtarë, ndërsa edhe përfaqësues politikë në Belgjikë e kanë cilësuar vendimin e FIFA-s si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet e "fair play"-t. Çështja Balogun ka ngritur debate mbi zbatimin e rregullave disiplinore dhe kufijtë e ndërhyrjes politike në sport.