Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ajo do të ketë takime me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Gjithashtu, Komisionerja Kos, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bekim Sali dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, do të vizitojë konviktin studentor “Shën Naumi”. Ky konvikt është rikonstruktuar me fonde të Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut ka nisur bisedimet qasëse me BE-në më 19 korrik 2022, pas miratimit të propozimit francez më 16 korrik 2022. Negociatat e anëtarësimit varen nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat përfshijnë përfshirjen e bullgarëve dhe etnive të tjera në Kushtetutë. Këto ndryshime kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Qeveria aktuale ka deklaruar se nuk do t'i realizojë ndryshimet kushtetuese.