Arben Kola theksoi se objektivi politik i protestave është rrëzimi i qeverisë. Sipas tij, dhuna e regjistruar në Komisariatin Nr. 3 dje ishte e nxitur dhe e financuar nga qeveria ose grupe pranë saj.
Organizatorët kanë bërë thirrje të vazhdueshme që protesta të mbetet paqësore. Kola përsëriti se dhunuesit ishin persona të financuar, pavarësisht deklaratave të tyre për paqe gjatë tubimeve.