Mickoski vlerësoi se partitë opozitare po bllokojnë qëllimisht procesin. Ai theksoi se ky bllokim synon të pengojë përmbushjen e të gjithë indikatorëve të Agjendës Reformuese.

Kryeministri u shpreh se qeveria është e gatshme të pranojë çdo propozim, përfshirë krijimin e një njësie të vetme zgjedhore dhe rritjen e buxhetit për partitë më të vogla, me kusht që Kodi Zgjedhor të miratohet. Ai e quajti këtë sjellje të opozitës si shenjë frike nga humbja në zgjedhje dhe tentativë për të bojkotuar reformën.

Mickoski deklaroi se, nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet, vendi do të përmbushë nëntë nga dhjetë indikatorët e Agjendës Reformuese. Ai shtoi se qeveria nuk dëshiron ta miratojë Kodin Zgjedhor me forcë, përmes flamurit evropian, duke besuar në pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e palëve politike për të ardhmen e vendit.