Lamtumira e fundit për aktorin Koço Qëndro, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, do të zhvillohet në një agjenci funerale në Korçë. Aktori kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij skenike në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Qëndro interpretoi role të shumta, përfshirë Harpagonin në komedinë “Kopraci”, një rol që e riktheu në skenë edhe në moshën 93-vjeçare.
Arsyet e këtij amaneti nuk janë shpjeguar drejtpërdrejt prej tij. Megjithatë, intervistat e mëparshme të aktorit tregojnë një zhgënjim të mundshëm për mosvlerësimin e tij me një pension të posaçëm artistik, ndryshe nga ai i zakonshmi.