Trajneri i njohur, Jurgen Klopp, do të jetë përzgjedhësi i ri i Kombëtares gjermane të futbollit. Pas pranimit të ofertës, palët po punojnë drejt finalizimit të detajeve të kontratës.
Klopp do të pasojë Julian Nagelsmann në këtë pozicion, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner. Rikthimi i tij në pankinë pritet me interes të madh nga tifozët dhe mediat sportive.