Federata Gjermane e Futbollit njoftoi dorëheqjen e Julian Nagelsmann nga posti i përzgjedhësit. Njëkohësisht, federata ka konfirmuar bisedimet me Jurgen Klopp për këtë detyrë. Klopp, 59 vjeç, ka arritur një marrëveshje paraprake për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, me zyrtarizimin që mbetet formalitet.
Klopp vjen pas një karriere të suksesshme, duke drejtuar Liverpoolin nga viti 2015 deri në 2024. Pas largimit nga klubi anglez, ai mbajti postin e përgjegjësit për futbollin tek Red Bull. Gjermania u eliminua në fazën 1/16 të Kupës së Botës nga Paraguai, çka mund të ketë ndikuar në ndryshimet e stafit teknik.