Jurgen Klopp është në tratativa me DFB-në për të marrë drejtimin e kombëtares, pas largimit të trajnerit të mëparshëm. Klopp bëri me dije se janë të nevojshme bisedime intensive për shkak të problemeve ekzistuese.
Ai pritet të zhvillojë biseda edhe me punëdhënësin e tij aktual, Oliver Mintzlaff, i cili, sipas Klopp, është i hapur ndaj diskutimeve për të mirën e futbollit gjerman. Trajneri 59-vjeçar theksoi se ndihet i shplodhur dhe maksimalisht i karikuar për një detyrë të vështirë.
Klopp vlerëson se futbolli gjerman ndodhet në një udhëkryq dhe kërkon ndryshime rrënjësore për të përmirësuar situatën.