Klopp vuri në dyshim ndërhyrjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në këtë çështje. “Ky është sporti ynë, jo i tyre. Nëse Trumpi dhe Infantino e kanë zgjedhur këtë mes tyre, është çmenduri. Vë në diskutim çdo gjë. Këta dy njerëz, që nuk dinë asgjë për futbollin, nuk do të duhej të kishin asgjë me këtë”, deklaroi Klopp.
Vendimi i FIFA-s për të kthyer me kusht pezullimin prej një ndeshje të Balogun ka shkaktuar reagime të shumta. Federata e Belgjikës dhe UEFA-ja kanë shprehur kundërshtimin e tyre. Raportohet se një telefonatë nga Donald Trump drejtuar Infantinos mund të ketë ndikuar në këtë vendim.
Kundër vendimit të FIFA-s kanë reaguar edhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, komisioneri evropian për sportin, Glenn Micallef, selektori i Belgjikës, Rudi Garcia, ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Norvegjisë, Stale Solbakken, si dhe presidenti i Federatës Italiane, Giovanni Malago, bashkë me shumë ekspertë të tjerë të futbollit.