Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin e Kombëtares gjermane. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Vendimi është marrë dhe aktualisht po diskutohen detajet e kontratës, si dhe kushtet e largimit të Kloppit nga Red Bull.
59-vjeçari ka pranuar projektin afatgjatë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë. Objektivi kryesor do të jetë kualifikimi dhe përgatitja për Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Klopp do të zëvendësojë Julian Nagelsmannin, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë në fazën 1/16 nga Paraguai në Kupën e Botës.