Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) njoftoi se ilaçi enoksaparinë (Kleksane) gjendet në Listën Pozitive të Barnave duke nisur nga data 1 korrik 2026. Ky medikament tashmë do të lëshohet me recetë në farmacitë që kanë marrëveshje me Fondin.
Sipas FSSH, farmacitë partnere detyrohen të sigurojnë dhe shpërndajnë Kleksanet për personat e siguruar që kanë nevojë, bazuar në diagnoza mjekësore specifike dhe rregulloret ligjore në fuqi. Pacientët e siguruar do t'i marrin injeksionet direkt nga farmacitë me recetë të mjekut të tyre, duke eliminuar nevojën për blerje paraprake dhe më pas kërkesë për rimbursim.
Vënja e Kleksaneve në Listën Pozitive ishte planifikuar fillimisht për vitin e kaluar. Megjithatë, procesi u shty për shkak të problemeve teknike dhe administrative.