Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Changzhou e dënoi Yang Yulin me vdekje. Ai u shpall fajtor për marrje ryshfeti, përvetësim fondesh publike, abuzim me detyrën, pastrim parash dhe dhënie ryshfeti.
Hetimet zbuluan se Yang përfitoi në mënyrë të paligjshme para, prona dhe pasuri në periudhën 1993-2023. Këto përfitime, me vlerë mbi 2.21 miliardë juanë (rreth 325 milionë dollarë), erdhën në këmbim të favorizimit të kompanive në dhënien e projekteve, aktiviteteve tregtare, koncesioneve të tokës dhe financimeve.
Gjatë seancës gjyqësore, Yang pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë. Gjykata urdhëroi gjithashtu sekuestrimin e pasurisë së tij personale dhe rikuperimin e shumës së përfituar nga ryshfetet.
Kjo çështje është pjesë e fushatës së gjerë kundër korrupsionit të nisur nga Presidenti Xi Jinping. Yang Yulin është një nga zyrtarët e lartë të dënuar me vdekje për korrupsion. Më parë, në vitin 2021, Lai Xiaomin u ekzekutua për korrupsion dhe në vitin 2024, Li Jianping po ashtu për korrupsion.