Fatkeqësitë natyrore kanë goditur disa rajone të Kinës, duke lënë pas viktima dhe dëme të konsiderueshme. Në Kinën qendrore, stuhitë dhe erërat e forta shkaktuan 11 vdekje dhe lënë një person të zhdukur. Ndërkohë, në Guangxi, katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë janë zhdukur si pasojë e reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve. Mbi 50,000 banorë të Guangxi-t u evakuuan urgjentisht.

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi mobilizim të plotë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Ai theksoi rëndësinë e kujdesit për të plagosurit, strehimit të të prekurve dhe masave parandaluese efektive. Ngjarje të tilla ekstreme moti janë të shpeshta në Kinë, veçanërisht gjatë verës, periudhë e karakterizuar nga reshje të dendura shiu ose valë të të nxehtit. Shkencëtarët paralajmërojnë për një përkeqësim të intensitetit dhe frekuencës së fenomeneve ekstreme të motit globalisht, për shkak të ndryshimeve klimatike.