Mentor Kikia, analist, deklaroi se mungesa e rojeve në komisariat gjatë protestës ishte një përpjekje për të tërhequr protestuesit drejt akteve të dhunës. Kikia vuri në dukje se aktet e dhunës gjatë ndalimit janë të paligjshme, pasi personat janë tashmë të neutralizuar.

Që në ditët e para, sipas Kikia-s, ekzistonin përpjekje për t'i atribuuar protestës sponsorizime të huaja, me qëllim që të mos i jepej asaj atributi i një lëvizjeje qytetare. Fillimisht u përmendën pretendimet për autobusë që vinin nga Greqia, më pas u fol për Serbinë, kur u pa një makinë me targa serbe në Zvërnec, e cila i përkiste një reporteri të Reuters. Teza e Iranit u mbajt më gjatë, lidhur me një grua me origjinë nga Kosova. Këto përpjekje synojnë publikun që nuk i ishte bashkuar protestës.

Kikia shtoi se teza e Iranit u zhbë, duke theksuar se nëse Irani do të ishte në gjendje të nxirrte qoftë edhe 5 mijë persona në rrugë, atëherë siguria kombëtare do të ishte rrezikuar ndjeshëm.