Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën në Kiev, ku 56 të tjerë mbetën të plagosur. Këtë e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko. Në rajonin e Kievit, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi shtatë viktima dhe 29 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e prekura. Autoritetet janë duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga bombardimet.