Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri, dhe Valentina Sopjani, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë anëtarët e sapozgjedhur të KGJK-së.
Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi, njoftoi se mandati i tyre pesëvjeçar do të nisë më 8 korrik 2026 dhe do të përfundojë më 7 korrik 2031. Vendimi për zgjedhjen e tyre hyn në fuqi më 6 korrik. Zgjedhja erdhi pas certifikimit unamin të rezultateve zgjedhore për anëtarët nga radhët e gjykatave themelore, komerciale, dhomave të shkallës së parë dhe gjykatave administrative.