Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) certifikoi rezultatet zgjedhore për anëtarë të rinj të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve. Zgjedhja e gjyqtarit Agron Maxhuni dhe gjyqtares Valentina Sopjani u konfirmua zyrtarisht.

Procesi zgjedhor u zhvillua sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli. Monitorimi i tij u bë nga partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, siç theksoi anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami.