Stërvitjet u zhvilluan nga misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, për të përmirësuar gatishmërinë dhe koordinimin midis ekuipazheve ajrore dhe personelit tokësor. Aktivitete përfshinë transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe ushtrime të tjera emergjente.
Këto ushtrime synojnë të mbajnë lart ndërgjegjësimin situativ të personelit të KFOR-it. KFOR-i thekson se stërvitjet pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.