Burns mbërriti në Kosovë më 5 korrik. Gjatë vizitës, igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, e njohu me historinë e manastirit, i cili ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtë e njoftoi Kisha Ortodokse Serbe.
Më herët, Burns vizitoi edhe Patriarkanën e Pejës, në shoqërinë e patriarkut serb Porfirije.
Liritë fetare janë përfshirë në Marrëveshjen e Uashingtonit për Normalizimin Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në shtator 2020. Marrëveshja detyron të dyja palët të respektojnë liritë fetare, duke përfshirë dialogun ndërfetar, mbrojtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që mbrojnë Kishën Ortodokse Serbe.
Në një postim në rrjetin social X, Burns theksoi se kishte ardhur për të dëgjuar, për t'u lutur dhe për të mbështetur paqen, pajtimin e shërimin në Kosovë dhe Ballkan. Ai shtoi se nuk kishte ardhur për të thelluar ndarjet.