Aksioni për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili vuan nga demenca, vazhdoi gjatë natës dhe rifilloi sot në orët e para të mëngjesit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet kompetente, ka angazhuar Departamentin e Dronistëve. Ky angazhim ka për qëllim rritjen e mundësive për lokalizimin dhe gjetjen e shpejtë të të moshuarit.
Sipas familjarëve, z. Raçi u largua nga shtëpia të enjten rreth orës 08:00 dhe që prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.
Familjarët kërkojnë që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Xhafer Raçit të lajmërohet në numrin e telefonit: +383 44 737 900.