Xhafer Raqi, 78-vjeçar, u largua nga shtëpia e tij rreth orës 08:00 të së enjtes dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Familja ka theksuar se gjendja e tij shëndetësore, e cila përfshin demencën, e bën urgjente gjetjen e tij.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur procedurat e kërkimit. Familjarët gjithashtu janë angazhuar me mbi 30 persona në kërkimin e tij nëpër qytet. Ata apelojnë te kushdo që ka informacion për vendndodhjen e zotit Raqi, të lajmërojë në numrin e telefonit +383 44 737 900.