Islami theksoi se Kosova duhet të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë. Kjo përfshin forcimin e Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ruajtja e një balance ushtarake është thelbësore për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ai kujtoi deklaratat e mëhershme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për pritjen e "rrethanave të favorshme" për ndërhyrje në Kosovë. Politikanë si Vojislav Sheshel, vazhdojnë gjithashtu me retorikë të ashpër dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve. Sipas Islamit, pavarësisht dallimeve politike, Serbia ka një qasje të përbashkët ndaj çështjes së Kosovës.