Shpëtim Duro, gjatë një bisede për “Botërori Amerikan” në News 24, analizoi garën për golashënuesin më të mirë. Ai theksoi se megjithëse Messi dukej se ishte shkëputur, rivalët e tij e kanë ngushtuar diferencën.
Aktualisht, Lionel Messi kryeson me 7 gola. Pas tij renditet Kylian Mbappé me 6 gola. Erling Haaland dhe Harry Kane kanë shënuar secili nga 5 gola. Duro argumentoi se Messi mbetet favoriti kryesor, duke përmendur si arsye ndeshjen e ardhshme të tij me Egjiptin, e cila mund t'i japë mundësi shtesë për të shënuar.