Kepi i Gjelbër, pavarësisht humbjes ndaj Argjentinës, u prit me ovacione dhe këngë pas rikthimit në vendin e tyre. Kombëtarja u eliminua me rezultatin 3:2 pas vazhdimeve, por paraqitja e tyre në Botërorin e parë ishte e shkëlqyer.

Gjatë fazës së grupeve, Kepi i Gjelbër arriti barazime me ekipe si Spanja, Uruguai dhe Arabia Saudite. Në ndeshjen kundër Argjentinës, skuadra nuk u mposht brenda 90 minutave. Një nga figurat më të spikatura ishte portieri 40-vjeçar, Vozinha, i cili u vlerësua veçanërisht për performancën e tij ndaj Spanjës dhe Argjentinës.