Këlliçi, anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri Rama ka mashtruar publikisht për statusin e mbrojtjes së Gjirit të Porto Palermos. Deputeti prezantoi dokumente zyrtare që bien ndesh me pretendimet e qeverisë.

Sipas Këlliçit, ndonëse kryeministri ka deklaruar se e ka marrë Porto Palermon në mbrojtje, vendimet e firmosura në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) tregojnë se është miratuar ndërtimi i një impianti fotovoltaik prej 2 MW. Ky miratim, i datës 25 shtator 2025, për subjektin zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k., bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria në vitin 2022. Asokohe, Gjiri i Porto Palermos u shpall zonë me rëndësi kombëtare dhe pjesë e ekosistemit të mbrojtur të Parkut Natyror. Këlliçi thekson se, ndërsa flitet për mbrojtje, në praktikë jepen leje ndërtimi.