Festivali do të zhvillohet në Plazhin 6, në zonën e Orllanit, dhe fokusohet në promovimin e sporteve ujore, jetesës aktive dhe lidhjes me natyrën. Programi përfshin aktivitete sportive dhe rekreative në ujë, aventura në natyrë, si dhe aktivitete grupore e sociale. Gjithashtu do të ketë hapësira për relaksim dhe argëtim.
Ky event ka si synim nxitjen e turizmit të gjelbër dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e aktiviteteve në natyrë. Festivali është i hapur për të gjithë, pavarësisht moshës apo nivelit të përvojës.
Biletat për Kayak Fest Kosova mund të blihen online me një çmim prej 15 eurosh. Për më shumë informacione, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 049 323 222 ose në adresën elektronike kayakfestkosova@gmail.com.