Yje si Michael Olise, Jude Bellingham, Granit Xhaka dhe Achraf Hakimi janë mes lojtarëve që duhet të jenë të kujdesshëm në ndeshjet e radhës. Kjo situatë prek ekipe si Franca, Maroku, Anglia dhe Zvicra, të cilat do të përballen në çerekfinale.
Maroku ka numrin më të lartë të lojtarëve me karton të verdhë, pesë gjithsej. Anglia ndjek me katër futbollistë të rrezikuar, ndërsa Zvicra dhe Franca kanë nga tre lojtarë. Çdo skuadër ka të paktën një futbollist që mund të mungojë në gjysmëfinale, nëse ndëshkohet.
Çerekfinalet do të luhen pas një dite pushimi. Ndeshjet e rezervuara janë Francë-Marok, Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe Argjentinë-Zvicër. Pas përfundimit të fazës çerekfinale, të gjitha kartonët e verdhë do të anulohen, duke eliminuar rrezikun për ndeshjet e mëtejshme.