Kartëmonedhat e reja, me firmën e Presidentit Donald Trump, janë vënë në qarkullim me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njoftimin e bëri ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, duke e konfirmuar vendimin në platformën X.

Bessant shpërndau një postim të presidentit amerikan, që përfshinte një foto të një kartëmonedhe 100 dollarëshe me firmën e Trump. Ai theksoi se kjo ishte mënyra më e mirë për të përkujtuar arritjet historike të vendit dhe të Presidentit Donald J. Trump, duke shtuar se ky numër historik përshtatet me 250-vjetorin e kombit.

Tradicionalisht, kartëmonedhat në letër të SHBA-së mbajnë firmat e Sekretarit të Thesarit dhe të Arkëtarit të SHBA-së, jo të presidentit. Administrata amerikane vitin e kaluar shtoi emrin e Trump në Institutin Amerikan të Paqes dhe në bordin e Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese, megjithëse një gjyqtar më vonë urdhëroi heqjen e emrit të tij nga kompleksi i artit. Gjithashtu, procesi i riemërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar Palm Beach në Florida, në nder të Trump, është në proces.