Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi vënien në qarkullim të këtyre kartëmonedhave. Ai konfirmoi vendimin duke ndarë një postim të presidentit Trump me një foto të një kartëmonedhe 100-dollarëshe që mban firmën e tij.

Bessant theksoi se kjo është mënyra më e mirë për të përkujtuar arritjet historike të kombit dhe të presidentit Trump. Ai shtoi se është e përshtatshme që ky numër historik të shfaqet në përvjetorin e 250-të të kombit.

Kartëmonedhat e dollarit tradicionalisht mbajnë nënshkrimin e Sekretarit të Thesarit dhe të Arkëtarit të SHBA-së, jo të presidentit. Kjo shënon një ndryshim nga praktika e zakonshme.

Vitin e kaluar, administrata në Uashington shtoi emrin e Trumpit në Institutin Amerikan të Paqes dhe në bordin e Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese. Një gjyqtar më vonë vendosi heqjen e emrit të tij nga kompleksi i artit. Procesi për riemërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar Palm Beach në Florida, në nder të Trumpit, është gjithashtu në vazhdim.