Në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1157/2019, dokumentet në letër nuk plotësojnë më kërkesat e sigurisë të Bashkimit Evropian për dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit. Ky ndryshim prek të gjitha kartat e identitetit italiane të lëshuara në format letre.
Shtetasit italianë që jetojnë në juridiksionin konsullor dhe që posedojnë një kartë identiteti në letër, ftohen ta zëvendësojnë atë. Dokumenti i ri do të jetë Karta Elektronike e Identitetit (CIE).
Karta Elektronike e Identitetit lëshohet nga Ambasada e Italisë në Prishtinë. Procesi i aplikimit kryhet përmes platformës “Prenot@mi” dhe kërkon caktimin e një termini. Zëvendësimi mund të bëhet edhe para skadimit të dokumentit ekzistues në letër.