Kjo nismë shënon 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe u miratua nga Kongresi. Kapsula, me peshë rreth 400 kilogramë, përmban objekte përfaqësuese nga të 50 shtetet amerikane.
Ndër sendet e vendosura brenda është një iPhone 17 Pro Max, zgjedhur si simbol i teknologjisë së sotme. Brenda kapsulës janë përfshirë edhe letra nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Ajo synon t'u ofrojë brezave të ardhshëm një pasqyrë mbi jetën, kulturën dhe arritjet teknologjike të Amerikës së shekullit XXI.
Kapsula u varros më 4 korrik në Filadelfia. Hapja e saj është planifikuar saktësisht 250 vjet më vonë, në vitin 2276.