Zbulimi u bë gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve. Dy valixhe rezultuan dyshuese, duke shtyrë autoritetet të kryejnë një kontroll fizik. Brenda tyre u gjetën 46 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit Cannabis sativa.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 89 paketime. Pas sekuestrimit, personat posedues të bagazheve, së bashku me drogën, iu dorëzuan Policisë së Shtetit. Kjo e fundit po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për rastin e trafikimit.