Supermarketet në Paris u mbushën me qindra njerëz që kërkonin kondicionerë të lirë. Kjo situatë ndodhi përpara valës së radhës të nxehtit. Video të shpërndara treguan skena kaosi, radhë të gjata, përleshje dhe debate të ashpra.
Në të paktën dy dyqane, policia ndërhyri kur turmat u përpoqën të sulmonin degët. Disa persona u përleshën mes tyre për të siguruar një nga kondicionerët e paktë në dispozicion. Një dëshmitar, Moussa Traore, priti më shumë se një orë me rreth 200 persona të tjerë në një dyqan. Atij dhe të tjerëve iu tha se kishte vetëm dy kondicionerë, por më pas policia deklaroi se nuk kishte asnjë.
Franca sapo ka kaluar një valë rekord të nxehti që shkaktoi vdekje dhe ndikoi në sistemin shëndetësor, si dhe çoi në mbylljen e shkollave. Meteorologët paralajmërojnë për një valë të re të nxehti në fundjavë. Shumë shtëpi dhe shkolla në Francë nuk kanë ajër të kondicionuar, gjë që i bën ato të papërgatitura për valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit.