Dy persona janë vënë nën hetim pas zbulimit të lëndës narkotike. Sekuestrimi u krye gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve, të bazuara në analizën e riskut.
Gjatë skanimit të bagazheve të fluturimit nga Toronto për në Rinas, u identifikuan dy valixhe dyshimte. Pas kontrollit fizik në prani të poseduesve, u gjetën 46 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, e ndarë në 89 pako.
Personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit. Materialet dhe lënda e sekuestruar janë dorëzuar pranë organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.