Arrestimi ndodhi më 6 korrik 2026, gjatë një operacioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë. Njësitë policore identifikuan dhe kapën të dyshuarit në flagrancë, duke u kujdesur për bimët e llojit Kanabis Sativa.
Pas njoftimit të prokurorit kompetent, u morën mostra për ekzaminim. Pjesa tjetër e bimëve u shkatërrua në vendin e ngjarjes. Policia kreu edhe dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit në njërën prej shtëpive, u gjet dhe u sekuestrua një qese e vogël me 1.7 gramë substancë të dyshuar narkotike, marihuanë. Të gjitha provat materiale janë fotografuar dhe konfiskuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.