Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has zbuluan parcela me bimë narkotike kanabis në fshatin Vlahën. Gjatë kontrolleve në territorin e bashkisë, u asgjësuan me djegie një numër i konsiderueshëm bimësh.
Si autorë të dyshuar, policia arrestoi Rr. U., 70 vjeç, dhe B. U., 34 vjeç, babë e bir, banues në Vlahën. U shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, A. U., 44 vjeç. Në banesën e tyre u sekuestruan municion luftarak dhe 5 metra fitil zjarrpërcjellës.
Gjithashtu, kryeplaku i fshatit Vlahën po procedohet penalisht për shpërdorim detyre. Kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike vazhdojnë në të gjithë qarkun Kukës.