Operacioni policor i koduar “Koordinimi” rezultoi në zbulimin e 1426 bimëve të kultivuara kanabis dhe sekuestrimin e 44 kilogramëve lëndë narkotike në formë boçesh, në proces tharjeje. Një pjesë e bimëve u asgjësua në vend, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj E.T., 33 vjeç, përgjegjës sektori, F.H., 37 vjeç, specialist menaxhimi, dhe G.A., 53 vjeç, roje. Këta individë janë punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier.

Vendi i ngjarjes, i quajtur “Rezervuari i Divjakës”, ishte një tokë shtetërore e përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Policia po vijon kontrollet intensive nga ajri me dronë dhe nga toka për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Puna vazhdon në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.