Ekipet në terren po realizojnë me intensitet fazat e radhës të projektit rrugor. Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore në zonë.
Ministria deklaroi se rruga do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve. Gjithashtu, pritet të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe social të lokaliteteve përkatëse.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në modernizimin e rrjetit rrugor të Kosovës, duke ofruar infrastrukturë cilësore për të gjithë qytetarët.