Nazmije Demolli Kastrati, koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, njoftoi funksionalizimin e platformës. Ajo shërben si mekanizëm sigurt për denoncimin e rasteve të ndryshme të diskriminimit, përfshirë martesat e hershme. Qytetarët mund të raportojnë konfidencialisht, duke ndihmuar institucionet kompetente të veprojnë.
Kryeministri ka themeluar edhe një Grup Pune për Parandalimin e Martesave të Hershme. Ky grup do të fokusohet te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Roli i tij është kyç në koordinimin e aktiviteteve dhe politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Koordinatorja ftoi qytetarët të shfrytëzojnë platformën. Ajo theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit qytetar për të luftuar diskriminimin dhe parandaluar martesat e hershme.