Kallëzimi përfshin S. Sh. S. (53) nga Makedonski Brod, S. Gj. (59) nga Shkupi, si dhe Z. M. (64), S. Z. (61), T. K. (42), N. D. (43), G. P. (41) dhe M. Z. S. (44), të gjithë nga Koçani. Ata dyshohen se nga viti 2022 deri më 16 mars 2025 nuk kanë nisur asnjë procedurë për kontroll në objektin “Pulse” në Koçan.

Policia njofton se ky objekt, i vetmi i këtij lloji në Komunën e Koçanit, nuk ishte inspektuar për 13 vjet, duke shkelur Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese. Mosveprimi i inspektorëve mundësoi funksionimin e paligjshëm të objektit dhe i ekspozoi punonjësit ndaj rrezikut për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Për shkak të kësaj mosveprimi, objektit “Pulse” i është mundësuar të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme në vlerë prej 1,255,977 denarë. Ky kallëzim penal vazhdon hetimin për përgjegjësinë institucionale pas zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse”.