Zbulimi u bë më 25 qershor 2026, pas pranimit të informatave. Policia kontrolloi porosinë dhe gjeti katër pushkë AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë. Gjithashtu, u sekuestruan dy dritare plastike.

Më 2 korrik 2026, dy persona u shoqëruan në stacion policor për intervistim. Pas procedurave policore, njëri prej tyre, një mashkull kosovar, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit. Po ashtu, u bastis një shtëpi ku u gjetën dhe sekuestruan tri pjesë të AK-47 dhe një kondak pushke prej druri.