Arrestimi i personit me iniciale N.S., 33 vjeç, u bë pasi njësitë policore dolën në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se i dyshuari kishte kryer sulmin. Ngjarja ndodhi të shtunën, kur policia mori njoftim për një mosmarrëveshje në rrugë.
Prindërit e dhunuar morën trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, dhe më pas u intervistuan në stacionin policor. Edhe i dyshuari mori trajtim mjekësor, pasi deklaroi se nuk ndihej mirë. Një dëshmitar gjithashtu u intervistua lidhur me rastin.
Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policorë janë marrë me rastin. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, u iniciuan procedurat për veprat penale "Sulm" dhe "Kanosje". I dyshuari është ndaluar për 48 orë në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.