Kryetari i Komunës së Junikut, Shehu, njoftoi përurimin e kësaj atraksioni të ri turistik. “Ballkoni Panoramik” u realizua në kuadër të iniciativës “Mirdita Junik”, e cila promovon bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Projekti synon të integrojë vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy zonave, duke krijuar mundësi të reja për turizëm. Shehu falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen, si dhe partnerët CHwB Kosova, Bashkinë Mirditë dhe Qendrën UET.
Pas përurimit të këtij investimi, u njoftua edhe hapja e edicionit të tretë të Festivalit “Kah Drita” në Junik. Ky festival fton vizitorët të eksplorojnë bukuritë natyrore të komunës.