Apeli vjen për shkak të rritjes së konsiderueshme të konsumit dhe shpenzimeve të larta për sigurimin e furnizimit të rregullt. Njësia Operative në Junik njofton se furnizimi aktual me ujë është në nivel të kënaqshëm.
Gjatë javës së kaluar, Njësia Operative Junik ka kryer ndërhyrje në mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit. Këto aktivitete përfshijnë riparimin e defekteve në rrjet, pastrimin dhe mirëmbajtjen e burimeve të ujit, si dhe pastrimin e rezervuarëve. Qëllimi i këtyre punimeve është garantimi i cilësisë së ujit dhe një furnizimi të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.
“Hidrodrini” thekson rëndësinë e ruajtjes, pagesës dhe përdorimit racional të ujit.