Nura shfaqej me një fustan të bardhë në festën e mbajtur në ambient të hapur. Detaje si një kartolinë me mbishkrimin 'Hello Little Twins!' konfirmuan pritjen e dy fëmijëve.

Kjo ngjarje vjen pas rrëfimit të saj publik për vendimin për t'u bërë nënë e vetme. Ajo ka zgjedhur procedurën e fekondimit in vitro (IVF), me ndihmën e një donatori shqiptar. Edhe pse më herët kishte spekulime për gjininë e fëmijëve, Nura ende nuk e ka konfirmuar publikisht këtë detaj.