Joseph theksoi se përgjegjësia u takon të gjithë liderëve politikë, por Kurti ka peshën kryesore. Ai paralajmëroi se qytetarët duhet t'i ndëshkojnë votuesit liderët që nuk gjejnë konsensus, pasi kjo dëmton vendin.

Profesori amerikan foli edhe për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e cilësuar pezullimin e dialogut strategjik si zhvillim negativ. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës humbi një mundësi të rëndësishme në raport me komunitetin serb. Sipas tij, Prishtina duhet t'i bindë serbët e Kosovës se kryeqyteti i tyre është Prishtina, jo Beogradi.

Joseph komentoi edhe procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai shprehu shqetësimin për një motivim të mundshëm, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, për të nxjerrë një vendim dënues ndaj të akuzuarve. Shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar për më 16 shtator.