Foster theksoi se struktura dhe dialogjet e filmit “F1” i ngjajnë një skenari të shkruar nga një kompjuter. Sipas saj, aktorët shqiptojnë replikat saktësisht siç do t'i shkruante një AI për të qenë “korrekte”. Ajo shtoi se filmi ndjek një formulë shumë të rregullt dhe të parashikueshme, duke përdorur teknologjinë për të realizuar një prodhim të madh dhe të bukur.

Gjatë panelit, Foster foli për ndikimin e AI-së në industrinë e filmit, duke theksuar se kjo teknologji tashmë po përdoret gjerësisht. Ajo përmendi zëvendësimin e elementeve të industrisë nga teknologjia, duke përfshirë efektet e “face swapping” dhe mjete të avancuara dixhitale. “Nëse arrijmë ta kontrollojmë vazhdimisht AI-në, atëherë mund të krijojmë gjëra që na pasqyrojnë dhe mund t’i bëjmë më mirë”, u shpreh ajo.

Filmi “F1” ka fituar çmimin “Best Sound” dhe është nominuar për katër çmime “Oscar”. Megjithatë, ekipi i produksionit ka theksuar më herët se filmi është realizuar kryesisht me efekte praktike dhe xhirime reale në pista, duke përdorur efekte vizuale vetëm në raste specifike për siguri dhe realizim të saktë të skenave të rrezikshme.