Jessica Alba, 45 vjeçe, mori pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Danny Ramirez. Çifti shkëmbeu puthje dhe përqafime romantike, të cilat u shfaqën në një video të postuar nga aktorja në rrjetet sociale.

Videoja e publikuar në TikTok fillimisht shfaqte Albën duke u përgatitur, me Ramirez duke e përkëdhelur teksa ajo mbante mantel, peshqir në kokë dhe maskë për sytë. Më pas, ata u shfaqën të veshur elegant për ceremoninë. Alba kishte zgjedhur një fustan Prada në të zezë dhe ari, huazuar nga mikja e saj Kelly Sawyer. Pamjen e saj e kompletoi me një bisht të lartë dhe aksesorë minimalistë, ndërsa Ramirez veshi një smoking klasik të zi.

Në Instagram, Alba shoqëroi postimin me këngën “Love Story” të Taylor Swift dhe shkroi: “Ne e duam dashurinë. Urime T&T – një natë kaq e bukur për t’ju festuar”. Jessica Alba njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Cash Warren, në janar të vitit 2025. Ajo nisi lidhjen me Danny Ramirez pak muaj më vonë dhe romancën e bëri zyrtare në fillim të këtij viti. Aktorja është nënë e tre fëmijëve nga martesa e saj e mëparshme.